Sekretari i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha në një konferencë për shtyp theksoi se përfunduam një cikël zgjedhor shumë sfidues dhe se jemi rreshtuar në anën e duhura, që siguron vazhdimin e rrugës së integrimit evropian, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit të barabartë për të gjithë.
Ai tha se kanë dyfishuar numrin e mandateve, ku në përbërjen e re parlamentare Besa do të ketë katër deputet.
Hoxha tha se pjesëmarrja e Lëvizjes Besa në koalicionin “Mundemi” e bëri diferencën e fitore dhe se pa dyshim ato do të jenë mandatar të qeverisë së re./Telegrafi/