Site icon Telegrafi

Xhaferi ka caktuar seancë në Kuvend menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka caktuar seancë më 24 prill, gjegjësisht disa ditë pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në seancën e njëjtë të votimit do të votohet për herën e dytë për ligjet që presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj me qëllim që të mos figuron nënshkrimi i tij me emrin e ri kushtetues.

Midis tyre janë ndryshimet në ligjin për kodin zgjedhor, si dhe ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, në ligjin për shërbimet, ligjin për borxhin publik, ligjin për regjistrimin e pagesave në para të gatshme, ndryshimet në ligjin për qeverinë.

Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët njoftoi se ligjet e kthyera prapë do të presin nënshkrimin e presidentit të ri./Telegrafi/

Exit mobile version