Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për nesër në orën 11:00 ka paralajmëruar seancën për votë besimin e qeverisë, e kërkuar nga opozita maqedone OBRM-PDUKM. Xhaferi për të ditën enjten ka vendosur që të mbahen tre seancat, që ishin planifikuar për sot, në të cilat si pikë të ditës kanë ligjet reformuese, skruan Telegrafi Maqedoni.
Në lajmërimin e Kuvendit thuhet se seancat e 22’ta, 34’ta dhe 35’ta në vend të sodit do të mbahen ditën enjten me 12 prill në orën 11. /Telegrafi/