Site icon Telegrafi

Xhaferi: Jepen 101 shpenzime rrugore, ndërsa të pranishëm janë 50 deputetë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka reaguar në lidhje me mospasjen e kuorumit për seancën e 32-të.

“Për shkak të mospasjes së kuorumit, kryetari i Kuvendit ndal seancën dhe ai vendos kur do të vazhdojë. Do të vazhdojë atëherë atëherë kur do të ketë kuorum. Nëse vullneti juaj është të mos merrni pjesë, është e drejta juaj politike, nuk përgjigjeni para meje, do të përgjigjeni para qytetarëve”, thotë Xhaferi.

Ai shton se nuk udhëhiqet sipas “Facebook” dhe media, por ai udhëhiqet sipas rregullave.

“Ju jeni nënshkruar 101 deputetë, jo unë. Unë jam këtu, dhe në bazë të këtyre nënshkrimeve ju realizoni të drejta”, tha Xhaferi duke aluduar për shpenzimet rrugore.

Ai tha se do të thirr seancë atëherë kur do të ketë kuorum dhe se nuk mund t’i thërrasë çdo ditë deputetët për të paguar 100 shpenzime rrugore.

“Nuk thërras çdo ditë deputetët për të paguar 100 deputetë, ndërsa në seancë të kem 50 deputetë, 58 deputetë ose 59”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version