Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi apelon deri te partitë politike, që sa më shpejtë të ulen dhe të merren vesh të zgjedhin KSHZ-në. Xhaferi ka thënë se është e pa pranueshme të pranohet kërkesa e Kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hirstijan Mickoski, që shtyhet konstituimi i këtij trupi, për shkak se do të vendoset në pikëpyetje mbajtja e referendumit.
“Secila vonesë dhe pengesë në seancë, sipas procedurave të shkruara të rregullores, në të njëjtin moment e nënshkrova pjesën e Dekretit ku ndodhet emri dhe mbiemri im dhe të njëjtën ditë Ligji për Dekret e dërgova në Kabinetin e Kryetarit të shtetit dhe nga atje mora informatë se materiali është pranuar”, thotë Xhaferi për 1TV.
Talat Xhaferi thotë se ka kërkuar takim me Kryetarin Ivanov në raport me punë tjera të cilat janë të rëndësishme për vendin, por nuk ka pasur përgjigje nga kabineti i Kryetarit.
Ai shton se vendimi eventual i Kryetarit se në fund nuk do ta nënshkruajë ligjin është në kundërshtim me Republikën e Maqedonisë që automatikisht përbën shkelje të Kushtetutës.
“Ne jemi të zgjedhur në funksionet dhe mund të kemi qëndrime individuale, por emocionet personale duhet t’i lëmë anash kur jemi në funksion, për shkak se jemi të obliguar me gjithë procedurat që janë të shkruara në Kushtetutë dhe në ligjet e Maqedonisë. pa dallim të qëndrimit personal, partia apo të qytetarëve. për çdo rast në moment kur jemi të zgjedhur, ne jemi të zgjedhur edhe nga ata që kanë qëndrim të kundërt dhe i përfaqësojmë edhe ata që kanë qëndrime të kundërta me atë që nuk na përkrahin”, deklaroi Xhaferi.