Site icon Telegrafi

Xhaferi: Ivanov është bllokuar deri në fyt!

Kryetari Gjorge Ivanov e ka shkelur Kushtetutën, në vend që të zgjidhet kriza politike do të thellohet edhe më shumë, kështu kanë reaguar nga BDI në një deklaratë për Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti Talat Xhaferi nëpërmjet një deklarate për Telma tha se deri më tani, asnjë mandatar nuk ka dorëzuar program te kryeyarit, por ajo bëhet në Kuvend. Ky reagim vjen pas kërkesës së Ivanovit, i cili tha se partia e cila do të formojë Qeveri, në programin e saj duhet të ketë dy prioritete: mbrojtjen e unitaritetit të shtetit dhe reformave sistematike të sigurisë kombëtare.

‘Me vendosjen e kushteve, ai i cili paraqitet sikur baba i kombit, është bllokuar deri në fyt’, tha Xhaferi.

Nga partia nuk komentuan nëse është i mundshëm një koalicionim me LSDM-në, ata thonë se vazhdojnë bisedimet brenda partiake, pasi të gjitha opsionet ende janë të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version