Site icon Telegrafi

Xhaferi me flamur të Maqedonisë në Bruksel (Foto/Video)

Edhe pse u ngrit debat tek maqedonasit dhe tek shqiptarët për flamujt kombëtar në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, ai në udhëtimin zyrtarë pas takimit me Frederica Mogherini dhe me Johannes Hahn është parë me flamurin shtetëror të ngjitur në palltën e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Mendoj se askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar nga flamuri, pasiqë ato janë simbolet tona. Institucionalisht, mendoj se flamuri kombëtar ndodhet në vendin e duhur. Të gjithë ne prezentohemi me atë flamur në funksionet tona.” thotë Xhaferi pas takimit me zyrtarët e BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version