Site icon Telegrafi

Xhaferi: Fituam ftesën për në NATO, vazhdojmë me përkushtim më të madh drejt BE-së

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u shpreh krenar dhe i kënaqur për të arriturat e Maqedonisë.

“Në këtë vit u realizua një nga dy qëllimet strategjike, përkatësisht morëm ftesën të jemi anëtar i 30-të o NATO-s, me çka bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike dhe që është garanci për sigurinë e qytetarëve tonë dhe kufijve”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka merituar anëtarësimin në NATO dhe se për këtë pajtohen edhe miqtë ndërkombëtarë.

“A do të vazhdojmë në të njëjtin drejtim dhe me përkushtim më të madh? Natyrisht që po, që të mundësojmë institucione që funksionojnë, sundim të së drejtës për të gjithë, avancim të të drejtave dhe lirive për të gjithë qytetarët dhe krijim të mundësive për rritje dhe zhvillim”, thotë Xheferi./Telegrafi/

Exit mobile version