Telegrafi

Xhaferi e quan Apasievin Kastrо: Puna është serioze

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në Kuvend akuzoi kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

“Disa herë e lironi koordinatorin e LSDM-së në procedurë. Është ora 5 dhe nuk ka shumicë. Të gjithë u presim nga ora 3:00. Është turp ajo që po bëni”, u shpreh Apasiev në seancën ku shqyrtohen propozimet e qeverisë për ndryshime në ligjet për akciza dhe TVSH.

Xhaferi në replikë e quajti Apasievin Kastro.

“Të gjithë ne jemi Kuvend. Kemi përgjegjësi para qytetarëve. Duam apo s’duam, masat duhet t’i miratojmë. Votuesit tanë do të vlerësojnë kush mendon mirë. Kjo është situatë serioze. Nuk varet nga unë pse nuk ka deputetë. Dikush është bllokuar, ka vozitur me goma dimri në borë. Kastro më fal, për mua kjo nuk është qesharake. Puna është serioze. Shkojmë në procedurë të shkurtuar”, u shpreh Xhaferit./Telegrafi/