Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dalë në konferencë për shtyp nga Kuvendi, për të komentuar rezultatin e votimit për referendum, njofton Telegrafi Maqedoni.
“I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan se qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së së ardhmes” përfundoi Xhaferi.
Më herët, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë përmendur se ky referendum do të kalojë në Kuvend që të respektohet vendimi i qytetarëve. /Telegrafi/