Site icon Telegrafi

Xhaferi: Djegia e veturave të EVN-së nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve që i kemi paraqitur në protestë

Njëri ndër organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, Arianit Xhaferi, ka reaguar në lidhje me djegien e dy veturave të EVN-së në Shkup duke thënë se protesta duhet të paqe jo me dhunë.

Lexo po ashtu Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë

“Kushdo që i ka vënë zjarrin automjeteve të kompanisë EVN nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve që i kemi paraqitur në protestë… Kemi dhënë afat 10 ditë pune, dhe s’është e kulturës e traditës tonë t’i shkelim fjalët. Kemi paralajmëruar se këto mund të ndodhin dhe s’jemi përfillur nga ata (autoritetet). I bëj thirrje qytetarëve të përmbahen nga aktet e dhunës, dhe pasditen e të premtes, masovikisht të na bashkohen në marshin protestues… Me maturi, me mençuri, me arsye… T’i japim shans paqes” ka thënë Xhaferi.

Përndryshe, mbrëmë janë djegur dy vetura të EVN-së në Tetovë, në lagjen “Bllok 70” dhe lagjen “Potok”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Nga Tetova me protesta masive kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike
Exit mobile version