Site icon Telegrafi

Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve në takim me Spasovskin në Kuvend

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Kuvendin e Maqedonisë do të takohet me kryetarin Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për mbikëqyrje, në drejtim të ndjekjes së prioriteteve dhe përmbushjes së rekomandimeve dhe vërejtjeve të dhëna nga grupi i ekspertëve i udhëhequr nga Reinhard Priebe.

Nga Kuvendi njoftojnë se takimi është me iniciativë të Spasovski, ndërsa përveç Xhaferit dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje mbi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim, Komisionit për Mbikëqyrje Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese për Ndjekjen e Komunikimeve nga MPB, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/

Exit mobile version