Telegrafi

Xhaferi deputetëve të OBRM-PDUKM: Qetësohuni, nuk kam rënë nga Marsi, edhe unë jam zgjedhur nga populli! (Video)

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi është paraqitur në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, edhe atë, pas të gjitha sulmeve nga ana e deputetëve nga OBRM-PDUKM, duke thënë se nuk ka rënë nga Marsi dhe se edhe ai është zgjedhur nga populli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi ka thënë se nuk ka dashur të merr fjalën në foltore, por ka dashur të tregojë se qytetarët maqedonas nuk mendojnë siç mendojnë deputetët e OBRM-PDUKM.

‘Qetësohuni, Kuvendin nuk do ta marr as në Tiranë, as në Prishtinë, as edhe në Tunguzi. Edhe ne jemi zgjedhur nga populli, për atë kemi mandat’, ka thënë Xhaferi ndër të tjera. /Telegrafi/