Telegrafi

Xhaferi-Brende: Të thellohet bashkëpunimi Norvegji-Maqedoni

Kryekuvendari Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputetët, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi dhe Afrim Gashi, takoi ministrin e Punëve të Jashte të Norvegjisë, Børge Brende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Xhaferi është zotuar për përforcim të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Maqedonisë dhe Norvegjisë.

Sipas AIM-së, Brende shprehu gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar, siç thonë nga kabineti i Xhaferit, partneritetin e afërt, për të ndarë përvojat./Telegrafi/