Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i bëri thirrje Prokurorit Publik, Marko Zvërlevskit, të mos pengojë hetimin e dhunës më 27 prill në parlament dhe të sigurojë hetimin e plotë dhe transparent të rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Prokuroria duhet të punojnë pa ndërhyrje të jashtme, të mbështetet në Kodin e Procedurës Penale dhe të Kodit Penal dhe në përputhje të Ligjit dhe Kodit Penal të dënojë të gjithë ata që kanë kryer dhunë ndaj deputetëve, të gjithë ata që sulmuan deputetët e Maqedonisë dhe në institucionin më të lartë të vendit’, tha ndër të tjera Xhaferi.
Ai tha se ne nuk duhet të punohet me standarde të dyfishta dhe se të gjitha rastet e krimit do të gjykohen njëjtë. /Telegrafi/