Site icon Telegrafi

Xhaferi: Bëhen përpjekje që të gjendet zgjidhje me opozitën për të punuar online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim pune me Rachell Galloway, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryekuvendarit, Talat Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me ambasadoren
në përbërjen e re parlamentare, në kushte kur gjithë bota gjendet në një periudhë senzitive të pandemisë botërore me virusin Kovid-19, për çka edhe Kuvendi punon në pajtim me protokollet dhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse. Ai e njoftoi shkurtimisht ambasadoren me të gjitha masat e ndërmarra nga ana e Kuvendit për mbrojtjen e deputetëve dhe shërbimit të Kuvendit nga virusi Kovid-19, a në raport me pengesën e deputetëve për shkak të izolimit dhe vetëizolimit të marrin pjesë në punën parlamentare, duke i ditur përvojat nga parlamentet tjera.

“Ai informoi se bëhen përpjekje që Kuvendit të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me opozitën për punën dhe votimin nga largësia, me qëllim të funksionimit të papenguar të dhomës ligjvënëse”, thuhet në njoftimin e shërbimit kuvendar për shtyp.

“Kryetari Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e plotfuqishme më e re në NATO, është e gatshme që në të ardhme të bashkëpunojë me kolegët britanikë, në bazë të barabartë nëpërmjet AP të NATO-s, me çka do të kontribuojnë në stabilitetin kolektiv dhe sigurinë globale.

“Kryetari informoi edhe për aktivitetet parlamentare rrjedhëse që planifikohen deri në fund të këtij viti, si edhe për propozimet ligjore që janë në rendin ditor të seancave të Kuvendit dhe për mundësitë e nxjerrjes së tyre. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga implementimi i suksesshëm i projekteve të Fondacionit të Vestminsterit në Kzuvend, sidonmos nga funksionimi i Projektit për mbështetjen e Zyrës Parlamentare Buxhetore, e cila përpilon analiza cilësore të buxhetit, si për nevojat e shumicës parlamentare, ashtu edhe për opozitën. Në raport me bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve, bashkëbiseduesit bashkërisht shprehën shpresë se do të vazhdojë të mbindërtohet edhe në periudhën e ardhshme, sidomos në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, që para do kohe u formuannë Kuvend”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version