Site icon Telegrafi

Xhaferi: Bashkësitë etnike janë urë për lidhje ndërmjet dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në komunën e Pustecit realizoi takim me neënkryetarin e komunës, Andon Jani, nënkryetaren e Këshillit të rrethit të Korçës, Ana Verushi dhe me këshilltarët e kësaj komune.

Xhaferi në këtë takim ka theksuar nevojën për zgjerim të bashkëpunimit tejkufitar, si burim i mundshëm për zhvillim infrastrukturor, ekonomik dhe turistik.

“Bashkësitë etnike janë urë për lidhje ndërmjet dy shteteve dhe ata kontribuojnë për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë”, tha Xhaferi.

Shembull pozitiv, siç u theksua në takim, është edhe seanca e përbashkët e mbajtur ndërmjet Qeverive të dy shteteve, si dhe intensifikimi i vizitave të ndërsjella në nivel të lartë./Telegrafi/

Exit mobile version