Gjatë debatit për propozimin francez, më datë 15 korrik, deputeti opozitar Dimitar Apasiev nga “E majta” ka pasur një debat të zjarrtë me kryekuvendarin shqiptar, Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, në lidhje me fjalën e deputetëve dhe rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Apasiev ka kritikuar kryeparlamentarin Xhaferi, ndërsa ky i fundit nuk ka përtuar për ta replikuar në të njejtën mënyrë siç është shprehur dhe vetë deputeti.
Video nga debati i dyshes ka qenë momenti më i komentuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm, për gjithsejt tre ditë seanca radhazi sa zgjati debati për propozimin francez.
Kujtojmë se propozimi francez u miratua sot me gjithsej 68 vota pro, ndërsa Apasiev dhe deputetët tjerë të opozitës maqedonase, lëshuan sallën në momentin e votimit.
Video nga debati: