Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi tha se është precedence dhe hera e parë që personi për të cilin është ngritur interpelancë nuk gjendet në Kuvend dhe nuk ballafaqohet me përgjegjësinë.
“Mosgatishmëria e marrjes së përgjegjësisë së paku morale, tregon edhe precedencën se për personin për të cilën bëhet intepelancë në vend që të jetë prezencë në sallë dhe drejtpërsëdrejti të ballafaqohet me faktet dhe argumentet, precedence është që për herë të parë të ndodh në këtë Kuvend personi publik i zgjedhur për të cilin është paraqitur interpelancë lëshon vendin ku bëhet debati”, tha Xhaferi.
Ai tha se puna e Kuvendit zhvillohet me atë jo adekuat dhe legjitim si rregullore dhe vazhdon Kuvendi me broshurën e lëshuar nga Instituti Parlamentar./Telegrafi/