Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku më Forumin e Rinisë, janë sinonimi i përpjekjeve për pavarësi të popullit të Kosovës, ka thënë Xhafer Tahiri, pas marrjes së besimit si kryetar i ri i FR të LDK-së nga delegatët e Kuvendit të tetë zgjedhor.
Zgjedhja e kryetarit të ri të FR të LDK-së është bërë me vota të fshehta nga delegatët pjesëmarrës të Kuvendit zgjedhor.
Pas marrjes së besimit në këtë detyrë, kryetari i sapozgjedhur Xhafer Tahiri u zotua se do të punojë me përkushtim në krye të rinisë së LDK-së për vazhdimin e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit.
Në këtë kuvend janë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të FR të LDK-së. /rtv21/