Site icon Telegrafi

Xhafer Tahiri tregon se si do të ndihmohen bizneset në Vushtrri nga pakoja ekonomike

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë detaje të reja rreth pakos ekonomike që kanë dërguar si ndihmë për sektorin e mikro biznesit në këtë komunë.

Tahiri ka bërë të ditur se me pakon ekonomike rreth 251 mijë euro do të ndihmohen shumë biznese, transmeton Telegrafi.

“513 biznese do ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i Shtetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas disa të dhënave që ka publikuar kreu i Vushtrrisë, nga pakoja ekonomike më së shumti do të përfitojnë bizneset e gastronomisë, pastaj bizneset e tregtisë me pakicë, më pas bizneset tjera./Telegrafi/

Exit mobile version