Telegrafi

Xhafer Tahiri infektohet me coronavirus

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Tahiri ka thënë se është mirë me shëndet, ndërsa nga dita e djeshme është në vetizolim, transmeton Telegrafi.

“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për COVID-19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me COVID- 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Tahiri ka bërë të ditur se familja e tij gëzon shëndet të plotë.

“Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve. Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, ka thënë ai.

Ndryshe, deri më tani me virus COVID-19 janë konfirmuar 11 mijë e 545 persona, 7 mijë e 343 prej të infektuar janë shëruar ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 410 qytetarë.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3 mijë e 792. /Telegrafi/