Site icon Telegrafi

“Xhafaj”, tre zyrtarët e PD-së dhe gazetari thirren në prokurori

Tre zyrtarët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji si dhe gazetari Jetmir Olldashi janë thirrur sot në Prokurori lidhur me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Të enjten tre zyrtarët e PD-së nuk u paraqitën pasi ishin në seancën parlamentare. Një javë më parë Agron Xhafaj bëri kallëzim penal ndaj tre deputetëve, duke pretenduar se përgjimi audio është montazh.

Ndërkohë të mërkurën Agron Xhafaj u vetdorëzua para autoriteteve italiane në Itali, ndërsa vetë kryeministri Rama tha se ka bërë një ekspertizë ndërkombëtare të materialit, dhe sipas tij është një mashtrim për destabilizim.

Por vetëm një ditë më pas, u publikua dhe video dëshmia e Dëshmitarit X, Albert Veliu ndërsa gazetari Jetmir Olldashi pranoi se është autori i përgjimit.

Ndërkaq, kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar edhe sot një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Exit mobile version