Site icon Telegrafi

Xhafaj: Presim rezultate të tjera kundër krimit të organizuar

Pas pjesëmarrjes në analizën e policisë vendore Durrës Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhanë një prononcim për mediat në portin detar të Durrësit.

Xhafaj vlerësoi operacionin për sekuestrimin e 11 kg heroine dy ditë më parë dhe progresin në goditjen e krimit nga Drejtoria e Policisë Vendore Durrës. Por pavarësisht kësaj, ai pranoi se ka ende shumë për t’u bërë në drejtim të goditjes së krimit të organizuar e atij të rrugës.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj paralajmëroi se së shpejti do ketë edhe rezultate të reja për goditjen e grupeve kriminale.

“Shumë shpejt rezultate të tjera për goditjen e grupeve kriminale. Policia, prokuroria dhe Shish po bashkëpunojnë. Luftë kundër trafikut të drogës dhe masa te larta per rritjen e sigurisë në porte”, u shpreh Xhafaj pas analizës në policinë e Durrësit.

Exit mobile version