Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”. /Telegrafi/
Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse. pic.twitter.com/cfB7ADwzgy
— Edi Rama (@ediramaal) October 27, 2018