Telegrafi

Xhafaj: Albert Veliu, qytetari dixhital i sajuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj e ka quajtur Albert Veliu ‘dëshmitarin X’ si një qytetar dixhital të sajuar, ndërsa për të është e rëndësishme të bëjë detyrën.

“Dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e task force speciale kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroi speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ai.

Bashkë me ambasadoren gjermane ministri i Brendshëm vizitoi task forcën speciale të operacionit “Forca e Ligjit” dhe atë “Anti Skifter”. /Telegrafi/