Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet sot në Athinë, ku ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Nikos Dendias.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shprehet se Shqipëria dhe Greqia patën një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe.
“Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Shqipëria dhe Greqia patën një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona”, tha ministrja/
“Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/
1/2 Delighted to meet my counterpart ??FM @NikosDendias. Had a constructive discussion on all aspects of ??&?? relations. Grateful to FM Dendias for his personal role in deepening & expanding partnership btw our countries & staunch support for ?? & #WB ?? integration. pic.twitter.com/uNBE4RrX40
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) December 2, 2022