Telegrafi

Xhaçka: Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik 

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Berisha ka thënë se e ka njoftuar homologen e saj për objektivat të arriturat e FSK-së dhe planet për të ardhmen.

“Njoftova ministren për transformimin e FSK-së në ushtri, kjo do të ndodhë me ndryshime kushtetuese. Po ashtu e njoftova rreth bashkëpunimit tonë me partnerin strategjik, NATO-n. Po ashtu shfaqa gatishmërinë që si FSK që të jemi kontribuues proaktiv të sigurisë duke avancuar kapacitetet për siguri dhe paqe në rajon”, tha Berisha.

Xhaçka ka thënë se është ndjesi e veçantë të jesh në Prishtinë, në prag të festave të nëntorit.

“Besoj se bashkëpunimi është alternativ që siguron sukses që janë në interes të dy shteteve tona për stabilitet. E sigurova ministrin për mbështetjen e Kosovës për integrimin në NATO. FSK është një institucion mjaft i rëndësishme për Kosovën. Sa i takon transformimit të FSK në ushtri duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës. Kosova është gati të ecë para në rrugëtimin euroatlantik”, tha Xhaçka