Shqipëria do të vazhdojë të jetë aleat i denjë dhe kontribues për paqen dhe sigurinë e çdo qytetari të Aleancës së Atlantikut të Veriut e më gjerë.
Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një takimi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi u zhvillua pak minuta përpara fillimit të Sesionit Kryesor të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel ministrash mbrojtje.
Ministrja Xhaçka po merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes, që po mbahet në Shtabin e NATO-s në Bruksel.