Site icon Telegrafi

Xhabir Hamiti: Xhamia duhet të ndërtohet

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, është deklaruar në lidhje me debatin e fundit rreth ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.

Sipas tij, ndërtimi i xhamisë është nevojë e komunitetit mysliman të Prishtinës, ndërsa për peticionin kundër këtij ndërtimi thotë se nuk ka arsye dhe argument të bazuar.

“Xhamitë, si dhe faltoret tjera, nuk bën të ndërtohen për inati të askujt, por të shihen si plotësim i kërkesave te besimtarëve të cilët i takojnë një kulti të caktuar fetar. Unë nuk arrij ta kuptoj këtë zhurmë panevojshme sot. Nëse plotësimi i kushteve urbanistike është arritur në plotëni, pse të ketë peticion?! As organet komunale e as BIK nuk janë mbi qytetaret, por në shërbim të tyre. Nuk është e nevojshme që publikun ta ngarkojmë me një çështje e cila është detyrë e këtyre dy institucioneve zyrtare. Prandaj, te plotësohet ajo që nuk është plotësuar në këtë drejtim, nëse veç nuk është plotësuar deri më tani nga të dy palët e të ecet përpara me realizimin e projektit në fjalë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version