Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.
“Ata dy ishin në një restorant që për pronar ka një shqiptar dhe, pasi ata dolën jashtë, dikush ishte dikur i pritur ata, duke e vrarë njërin dhe plagosur tjetrin. Motivet nuk i dimë. Policia ka kryer bastisje në disa rajone, por deri më tani nuk është arrestuar askush”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, ju informojmë se kryetari i komunës së Rahovecit nuk ka deklaruar se vrasja në Xerxë ka motive etnike. Kërkojmë falje për një informatë të gabuar të lëshuar më herët duke u bazuar në portalet tjera. /Telegrafi/