Kompleksi xeheror në Kazandoll pritet që të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe të fillojë me aktivitete prodhuese. Deri tani, 30% e punës ka përfunduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, pajisjet që do të vëndohen në punë në këtë kompleks janë nga më modernet të kompanisë finlandeze ”Autotech”. Procesi prodhues është i sigurtë në aspekt ekologjik, pa emetime të dëmshme në atmosferë, si edhe në ujrat nëntokësor dhe sipërfaqësor.
Kjo thuhet nga investuesit në këtë kompleks, Cooper Investment dhe Sardiç MC. Në lidhje me referendumin e paralajmëruar, investuesit thonë se nuk kanë njohuri për një aspekt ligjor të tij, por pohojnë se kompleksi i xeherores nuk shkakton asnjë rrezikim të mjedisit jetësor./Telegrafi/