Telegrafi

Xbox 720 prapëseprapë me 2013?

Krahas kësaj, ai zbuloi edhe se Microsoft së voni zëvendësoi Don Coyner-in, njeriun i cili deri tani ishte përgjegjës për marketingun dhe dizajnin e dallorëve të Xboxit origjinal dhe Xbox 360. Coyoner u zëvendësua nga Emma Williams, e cila qëndron prapa mbindërtimit të fundit dashboardit për Xbox 360, ose thënë më qartë ndërfaqes së shfrytëzuesve.

Natyrisht, Microsoft ende nuk ka komentuar asgjë e as që ka konfirmuar thashethemet për datën e paraqitjes së Xbox 720. Siç dihet tashmë, ka kohë që po përhapen thashethemet për pasuesin e Xbox 360. Përveç të punësuarve të shumtë të Microsoftit, thashethemet rreth daljes së Xboxit po i shpërndajnë edhe të punësuarit e kompanive të tjera të njohura, siç janë AMD ose Electronic Arts, të cilëve Microsoft sipas disa pohimeve tashmë ju ka dërguar ekzemplarët testues të Xboxit të ri. /Telegrafi/