Site icon Telegrafi

Xavi zemërohet me gjyqtarin gjatë debutimit në Ligën e Kampionëve të Azisë: Shkelmon një shishe uji dhe atletet i fluturojnë

Xavi Hernandezin kur nuk e kemi parë në një gjendje teksa proteston ashpër ndaj gjyqtarëve të një ndeshje futbollistike.

Spanjolli njihet si një njeri i qetë dhe elegant në fushë, por duket se roli i trajnerit është një nivel tjetër për ish-mesfushorin e Barcelonës.

Në fakt, në ndeshjen mes skuadrës Al Sadd, të cilën e drejton ish-kampioni i Botës dhe Evropës dhe Al-Duhail, gjyqtari nuk tregoi në pikën e bardhë në kohën shtesë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Azisë.

Kjo ka bërë që legjenda e futbollit të Spanjës të zemërohet, ka goditur një shishe me ujë dhe i ka dalë këpuca nga këmba e djathtë.

Një gol i Akram Afif e kaloi në epërsi Al Saddin ndërsa Youssef Msakni e barazoi rezultatin disa minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Ndryshe, në debutimin zyrtar në këtë ligë prestigjioze aziatike, Xavi debutoi me barazim pasi takimi përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TXjcWo9bReY

Exit mobile version