Trajneri iri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se ai hodhi poshtë një propozim që do të kishte parë atë të bëhej trajner i Brazilit.
Ish-mesfushorit iu ofrua shansi, disa muaj më parë, për t’iu bashkuar stafit stërvitor të Tites deri në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Plani ishte që Xavi më pas të merrte frenat si trajner kryesor, me Tite që të largohej pas Katarit 2022. Megjithatë, Xavi preferoi të qëndronte në Katar, i sigurt se Barcelona e tij e dashur do të vinte të thërriste.
“Është e vërtetë që kam folur me Brazilin”, deklaroi Xavi në prezantimin e tij te Barcelona.
“Ideja ishte të ndihmoja Titen dhe të merrja skuadrën pas Kupës së Botës”.
“Ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem gati, shumë i sigurt, ndjej se ky është momenti”, ka shtuar më tej ai.
Jo shumë trajnerë mund të thonë se e kanë refuzuar Brazilin, veçanërisht pasi kanë drejtuar vetëm një klub në Katar, por kjo është lidhja mes Xavit e Camp Nout.
Spanjolli fitoi shtatë trofe në dy vjet e gjysmë me Al Sadd dhe tani kthehet në shtëpi për të përmbushur atë që shumë mendojnë se është fati i tij. /Telegrafi/