Para konferencës për shtyp të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Napolit, trajneri i Barcelonës ishte duke shkuar për në sallën e shtypit në stadiumin italian, ku ai vërejti një detaj të madh në stadiumin italian.
Xavi e pranoi se: “Maradona ishte më i miri i kohës së tij, pa dyshim, ai na emocionoi të gjithëve” dhe se “është një motivim shtesë, një nder të luaj në stadiumin Diego Armando Maradona”.
Megjithatë, gjatë rrugës për në dhomën e mediave të stadiumit, Xavi, trajneri i Barçës, hasi në një statujë të re të Diego Armando Maradonas. .. dhe zbuloi një defekt.
Trajneri i Barcelonës, duke parë nga afër statujën tha: “Ai e ka topin në të djathtën e tij, por ai ishte mëngjarash”.
Barcelona luan ndaj Napolit sot nga ora 21:00. /Telegrafi/