Deri shihet si zëvendësues i Ronald Koeman te Barcelona, Xavi Hernandez mori një fitore së bashku me Al-Sadd 3-1 ndaj Umm Salal të martën.
Triumfi i tyre i fundit i lejoj ata që të shënojnë një rekord të madh, pasi janë plotë 34 ndeshje pa humbje në lihu nën udhëheqjen e ish-mesfushorit të katalunasëve.
Fitorja e së martës ishte po ashtu e veçantë edhe për Santi Cazorlan që arriti të futej në listën e realizatorëve për Al-Sadd.
Ai qëndroi për 5minuta në fushë, duke u zëvendësuar më pas, por që ende ka klasin e lartë.
Xavi në anën tjetër ka fituar tashmë shtatë tituj me Al-Sadd, gjersa janë shumë afër edhe të shpallen kampion dimëror.
Në total, spanjolli ka drejtuar skuadrën nga Katari në 93 ndeshje, ka fituar 63,ka barazuar dhe ka humbur 16 sosh. /Telegrafi/