Telegrafi

Xavi vazhdon kontratën

Siç njofton AS, Xavit do t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2016, një zgjatje dy vjeçare e kontratës aktuale. Xavi dhe Laporta kanë nënshkruar kontratën e re e cila do ta shohë spanjollin të pensionuar në Camp Nou. Paga e tij aktuale dhe klauzola prej 80 milionë eurosh mbetet e njëjtë.

Xavi do të bëhet 36-vjeçar në fund të kontratës së rinovuar dhe deri atëherë do t’i ketë luajtur 25 sezone si lojtar i Barcelonës, që prej moshës 11-vjeçare kur erdhi te klubi katalanas. Në 12 sezonet e tij në Camp Nou, ai ka luajtur 527 ndeshje dhe ka shënuar 54 gola. /Telegrafi/