Janë 20 vjet, nëntë muaj dhe dy ditë që prej se me Barcelonën kishte debutuar Xavi Hernandez, që sot i vari këpucët në gozhdë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Al Sadd dhe Persepolis.
Loja e tij e parë me Blaugranën ishte një humbje 2-1 nga Real Mallorca, ndërsa takimi i tij i fundit si futbollist ishte një humbje 2-0 ndaj izraelitëve.
Me Barcelonën ai fitoi 25 trofe dhe i dha lamtumir ekipit pasi e fitoi Ligës së Kampionëve në vitin 2015 në Berlin.
نادي #بيرسبوليس الإيراني يكرم الأسطورة #تشافي هيرنانديز قائد الزعيم في مباراته الأخيرة كلاعب ضمن مباراة الفريقين بالجولة السادسة من #دوري_أبطال_آسيا#بيرسبوليس_السد@theAFCCL_ar @qatarairwaysar @PersepolisFC pic.twitter.com/OZzeizMNih
— 🏆 #79 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) May 20, 2019
“[Unë prisja që loja ime e fundit të jetë] diçka shumë normale dhe e natyrshme”.
“Loja ime e fundit në elitë, në realitet, ishte në Barcelonë me finalen e Ligës së Kampionëve”.
“Unë i kam thënë lamtumirat e mia atje, dhe këtu ndoshta bëra diçka për vete, por nuk dua asgjë të madhe, nuk dua të jem yll”.
“Unë do t’i falënderoj të gjithëve dhe do të filloj një epokë të re”.
Qëllimi i Xavit është kthimi në Barcelonë, megjithëse këtë herë si trajner.
“Ideja është që të fillojë si trajner në Katar, ku nuk ka aq shumë presion, për të provuar veten dhe për të fituar përvojë”.
“Qëllimi është kthimi në Evropë dhe kryesisht në Barcelonë”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/