Barcelona nuk ka pasur shumë fat sa i përket lëndimeve këtë sezon, me katër lojtar të ekipit të parë që janë jashtë fushave momentalisht.
Ronald Araujo është rikthyer në aksion, por Pedri dhe Frenkie de Jong tani i janë bashkuar Robert Lewandowskit, i cili pritet të mungojë për një muaj pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës kundër Portos të mërkurën.
Duke folur për mediat përpara ndeshjes ndaj Granadas, Xavi Hernandez pranoi se është një goditje e madhe për Barcelonën humbja e Lewandowskit.
“Humbja e Robertit dhemb. Ai është golashënuesi ynë, pika jonë e referencës në sulm dhe gjithashtu një lider. Ferran dhe Joao mund të luajnë atje, por ne sollëm edhe Pau Victor nga ekipi i dytë. Ne kemi disa opsione që mund të përshtaten me rolin e tij”, ka thënë fillimisht Xavi.
🚨🎙️| Xavi: “Lewandowski’s loss? It is disappointing. However João Félix and Ferran can play. We also have Pau Victor, Marc Guiu and Fermin Lopez.” #fcblive pic.twitter.com/iMcazrZj2P
— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 7, 2023
Tutje, tekniku spanjoll tha se Lewandowski transmeton frikë të kundërshtarët dhe se do jetë mjaft e vështirë ta zëvendësojnë atë.
“Robert bën diferencën për ne, ai transmeton frikë te rivalët tanë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë edhe me zëvendësuesin e tij. Do të jetë e vështirë të zëvendësosh një lojtar të klasit botëror si Lewandowski”, përfundoi 43-vjeçari.
Barcelona shpreson të shkojë në pauzën e kombëtareve me një fitore, megjithëse Granada nuk do t’i lehtësojë gjërat për kampionët në fuqi të La Ligës./Telegrafi/