Telegrafi

Xavi: T’i thuash ‘jo’ Barcelonës ishte e vështirë, por nuk ishte koha e duhur

Diskutimi se kush do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin 2021/22 ka qenë i madh por, në fund u vendos që Ronald Koeman të konfirmohet si njeriu që do të vazhdojë në krye të ekipit.

Sidoqoftë, emri i legjendës Xavi Hernandez vazhdon të qëndrojë pezull rreth klubit, me ish-lojtarin legjendar që bëri me dite që një ditë mund të bëhet trajner i ekipit të parë.

Xavit i është ofruar puna e trajnerit dy herë por, spanjolli edhe pse pranon se refuzimi i klubit të tij të fëmijërisë ishte i vështirë, ai mendoi se nuk ishte momenti i duhur.

Lexo po ashtu Xavi e ka nisur mirë si trajner: Për një vit e gjysmë – pesë trofe të fituar

“Për fat të mirë ose për fat të keq unë i kam thënë dy herë ‘jo’ Barcelonës, për shkak të rrethanave të ndryshme, familjare, profesionale, kontraktuale…”, ka thënë fillimisht Xavi për La Vanguardia.

“Dhe sigurisht që ishte shumë e vështirë sepse unë jam një tifoz i Barcelonës, por nuk ishte koha e duhur”.

Lexo po ashtu Xavi ka zbarkuar në Barcelonë, gazetarët e pyesin nëse do ta zëvendësojë Koemanin

“Çfarëdo që të vijë do të vijë, ajo do të vlerësohet dhe ne do të vendosim. Ofertat mbërritën vite më parë, por nuk ishte koha. Barcelona erdhi dhe nuk ishte koha. Nuk ka asnjë nxitim”.

“Xabi Alonso tha ditë më parë se ai dëshiron të jetë trajner në mënyrën e tij dhe unë mund të lidhem me këtë”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/