Site icon Telegrafi

Xavi thotë se Barcelona është rrugës për t’u bërë përsëri ekip i madh

Barcelona ka kaluar nëpër disa muaj të vështirë së fundmi. Gjërat dukej se po shkonin shumë mirë pas performancës mbresëlënëse ndaj Atletico Madridit në fillim të shtatori, por humbja ndaj Gironas me rezultat 4-2 shkatërroi gjithçka.

Blaugranasit u “shpartalluan” në sy të publikut të tyre dhe tani janë shtatë pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Girona.

Ata do të synojnë rikthimin tek fitoret ndaj Royal Antwerpit nesër (e mërkurë) dhe në konferencën për shtyp para asaj ndeshje, Xavi pranoi para gazetarëve se lojtarët e tij ishin shumë të zemëruar pas ndeshjes së të dielës.

Lexo po ashtu "Tuchel telefonon Araujon" dhe i tregon se ku do të luajë te Bayern Munichu

“Nga brenda i shoh lojtarët shumë të zemëruar sepse ishim më të mirë se Girona dhe në fund e humbëm një ndeshje që mund ta fitonim, ashtu siç ndodhi me Real Madridin”, kishte thënë Xavi.

Pas ndeshjes me Gironan, Xavi bëri një krahasim me skuadrën e Barcelonës gjatë vitit 2010 e cila dominonte Spanjën dhe Evropën.

“Ne jemi rrugës për ta bërë Barcelonën ekip të madh përsëri. Kështu ndihem”, përfundoi tekniku spanjoll.

Lexo po ashtu Katër emra në listën e ngushtë të Barcelonës nëse do të largojnë Xavin tani ose në verë

Nuk ka dyshim se shumë punë duhet të bëhet tek Barcelona që të rikthehet nami i tyre i dikurshëm.

Afati kalimtar i janarit është vetëm tri ndeshje larg, andaj katalanasit me shumë mundësi do ta shfrytëzojnë për të përforcuar skuadrën e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version