Xavi insiston se Barcelona do ta bëjë gabimin më të madh nëse vendos që të ndryshojë filozofi.
Që prej ardhjes së Enriques është hapur debati që Barcelona do ta ndryshojë stilin e lojës, gjë që për Xavin është gabim.
“Jo, absolutisht jo. Ndryshimi i filozofisë do të ishte i vështirë”.
“Ne do të bënim gabim të madh duke e parë filozofinë aktuale të klubit. Johan Cruyff i vuri bazat 30 vite më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka ndryshuar”.
“Secili menaxher ka mënyrën e lojës së tij, Guardiola arriti perfeksionin dhe Enrique ka zhvilluar ekipin në mënyrë po ashtu të jashtëzakonshme”.
“Diferenca sot është që Barca nuk bën 50 pasime deri te goli, por më pak, megjithëse ndërrim filozofie nuk ka”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/