Telegrafi

Xavi të mungojë ndaj Milanit

 Reprezentuesi spanjoll është zëvëndësuar nga Thiago Alcantara në pjesën e dytë gjatë barazimit me rezultat 1-1 ndaj Valencias të dielën pas një problemi të shfaqur në këmbën e djathtë.

Testet kanë treguar tani se ai do të mungojë në dy javët e ardhshme që do të thotë se ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e parë ndaj Milanit më 20 shkurt. /Telegrafi/