Telegrafi

Xavi: Synimi i Barcelonës është të përfundojë në top katër

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka qenë shumë i qartë se cilat janë synimet për skuadrën e tij këtë sezon dhe kryesorja është që të përfundojë brenda katërshes së parë dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pasi u eliminua nga kjo garë në fazën e grupeve këtë vit, katalunasit kanë dy rrugë të mundshme për t’u rikthyer në futbollin evropian, e para që është të përfundojë në top katërshe në La Liga dhe e dyta është të fitojë Ligën e Evropës.

“Objektivi kryesor është të jemi në top katërshe dhe të fitojmë trofe”.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet, ne jemi shumë larg liderit, por kam besim të madh te skuadër”.

“Rezultatet nuk po vijnë, por unë kam besim, ndjenjat janë më të mira dhe pozitive, edhe nëse rezultatet nuk janë. Nesër është një tjetër provë e madhe”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/