Telegrafi

Xavi: Spanja luan si Barcelona

“Filozofia është thuajse e njëjtë, dominimi, mbajtja e topit dhe pasimi”.

“Lojtarët janë të nivelit të lartë me kualitet të jashtëzakonshëm teknik. Është privilegj dhe kënaqësi të luash në të dyja skuadrat (Barcelonë dhe përfaqësuese)”, tha Xavi.

Të mërkurën mbrëma Spanja do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë, ndërsa përkundër se është favorit, Xavi paralajmëron ekipin e tij që të mos e nënvleftësojë kundërshtarin.