Telegrafi

Xavi Simons arrin marrëveshje personale me klubin e ri, tani duhet bindur PSG-ja

Xavi Simons është larguar nga RB Leipzig pas një viti ku qëndroi si i huazuar nga Paris Saint Germain.

Megjithatë mesfushori ofensivë do të rikthehet sërish në Gjermani, por tani në radhët e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Sipas SkySports Gjermani, Xavi Simons ka arritur një marrëveshje personale me Bayern Munich për t’iu bashkuar klubit bavarez këtë verë.

Lexo po ashtu Bayern Munich në bisedime të avancuara me PSG-në për transferimin e Xavi Simons

Mesfushori i talentuar holandez, aktualisht në pronësi të PSG-së , është një hap larg të qenit pjesë e një prej skuadrave më konkurruese në Evropë.

Megjithatë, të dyja klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për kushtet e transferimit, diçka që pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Lexo po ashtu E ardhmja e paqartë e Xavi Simons, tre opsionet ku mund ta vazhdojë karrierën

Bayern dhe PSG prej kohësh janë në bisedime dhe po mundohen të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Simons në Allianz Arena.

Parisienët duket se janë pajtuar se Simons të huazohet për një vit te Bayerni, me klubin bavarez që do ta ketë obligimin e blerjes për 70 milionë euro. /Telegrafi/