Lamine Yamal ka pasuar një paraqitje të shkëlqyeshme në Superkupën e Spanjës, ku shënoi një gol dhe krijojë disa shanse.
Lojtari i talentuar ka nisur vetëm 37 për qind të ndeshjeve të La Ligës për Barcelonën këtë sezon.
Ai nuk u përfshi në formacionin fillestar kundër Osasuna dhe hyri në fushë si zëvendës pas lëndimit të Raphinhas.
“Lamine bën pothuajse çdo gjë mirë, është logjike. Është fatkeqësi që ai është vetëm 16 vjeç dhe po vuan fizikisht, por është një lojtar që do të bëjë ndryshimin në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Kemi një talent të jashtëzakonshëm”, ka shtuar më tej trajneri i Barcelonës pas fitores 2-0 kundër Osasunas.
Yamal ka dy gola dhe katër asiste për Blaugranasit këtë sezon. /Telegrafi/