Site icon Telegrafi

Xavi shërohet nga coronavirusi, i kthehet stërvitjeve me klubin

Trajneri i Al-Sadd, Xavi Hernandez i është ribashkuar ekipit të tij të mërkurën mbrëma pas shërimit nga Covid-19, konfirmoi klubi nga Katari.

Legjenda e Barcelonës kishte zbuluar të shtunën se ai nuk do të ishte në gjendje të shoqëronte Al-Sadd në përballjen e tyre të Stars League kundër Al-Khor pas kontraktimit të sëmundjes.

Megjithatë, vetëm disa ditë më pas, klubi nga Katari ka njoftuar se legjenda spanjolle ka përfunduar me sukses shërimin nga infeksioni i njohur si Covid-19.

Lexo po ashtu Xavi infektohet me COVID-19

Të mërkurën mbrëma trajneri ishte në gjendje të rifillojë aktivitetet normale dhe iu bashkua ekipin të tij në stërvitje.

“Ekipi i parë i futbollit i Al-Sadd Club vazhdoi stërvitjen e tij sot, e mërkurë, në stadiumin e klubit, në përgatitje të ndeshjes së ardhshme me Al-Ahly”.

“E mërkura dëshmoi kthimin e trajnerit Xavi Hernandez pasi ai u shërua nga infeksioni me virusin Corona (Covid 19), me të cilin ai ishte ekspozuar rreth 14 ditë më parë”.

“Të gjithë brenda skuadrës ishin të prirur të mirëpresin trajnerin”, thuhet në njoftimin e klubit Al-Sadd. /Telegrafi/

Exit mobile version