Telegrafi

Xavi sërish mesazh Piques: I kam thënë se nuk do të jetë e lehtë për të të luajë

Trajneri i Barcelonës, ​​Xavi Hernandez, ka theksuar se ka folur në fillim të verës me Gerard Piquen duke ia shpjeguar atij rolin që do ta ketë në skuadër këtë sezon.

Qendërmbrojtësi me përvojë nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga deri më tani, pasi Xavi nuk e konsideron ish-shokun e tij të skuadrës si titullar të padiskutueshëm.

“Kam folur me Gerardin përpara se të shkonim në pushime”.

“Isha i qartë. I thashë se do të forconim [mbrojtjen] dhe se nuk do të ishte e lehtë për të. Ai mund të na ndihmojë në një rol tjetër”.

“Ka konkurrencë për të gjithë. Unë përpiqem të zgjedh më të mirën për të fituar ndeshjet. Kjo varet nga ndjenjat e tij dhe të miat dhe nga mënyra se si ai konkurron kur i jep rast”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/